@sonilameco1

Sonila Meço

Unknown

Instagram posts and videos uploaded by sonilameco1

sonilameco1

class="content__text" Në Task Force Çfarë ndodh pas 3 marsit në vendin ku kryeministri shfaqet i vendosur të sfidojë hapur Parlamentin, sipas tij në degradim zoologjik dhe opozita ka njoftuar fazën e re të revolucionit demokratik, mosbindjen civile? Edhe 6 deputetë të opozitës përjashtohen nga Kuvendi…plot 25 në dy javë. 3 marsi në prag…zgjedhjet lokale mbahen për 2 muaj…si do të hyjë opozita në zgjedhje? Dhe si rikthehet pluralizmi në këto kushte? Edmond Spaho Redon Meksi Daniel Nikolla Sami Neza Programi i plotë në linkun në bio

February 20, 2023

sonilameco1

class="content__text" Shteti 15-vjeçar, n’tokë t’vet, me kombësi e gjuhë t’vet prej shekujsh, mbijetu gjenocidi, rezistu asimilimi, dalë lufte në prag të shekullit XXI e ka edhe një mësim për anën tjetër të kufirit të imponuar, me 111 vjet shtet, por në monizëm më shumë se gjysmën e kohës, me diktatorë vendas, gërryer konfliktesh politike, pa asnjë betejë etnike, shpopulluar vedit, grabitur e varfëruar më shumë se nga një pushtues i huaj, shitur interesash e shndërruar në një fantazmë betoni…. E pra ai shtet riosh na rri përballë si pasqyra që dëshmon sa pak e duam veten për ta lënë historinë të na njohë me dy flamuj të ndryshëm. E se si nuk duam t’ja hedhim padrejtësive shekullore dhe diplomacisë gërrnjare, duke funksionuar si një në ekonomi, kulturë, art, media, shkencë, arsim…anipse në dy shtete. Dhe të paktën ta mësojmë prej Kosove aftësinë për të patur shtet e institucione funksionale, pluralizëm, zgjedhje të pranuara, dorëheqje, llogaridhënie edhe pse me të meta, apo kusure ish Jugosllavie. Gëzuar Kosovë, ta du mënyrën si reziston, si ripërtërihesh, si e lejon demokracinë të marrë frymë, si na do e si s’na hatërmbetesh megjithëse më e vockël e bash borxh ta bëjmë ndonjëherë! #kosova #shqiperia #jeminje

February 17, 2023

sonilameco1

class="content__text" Në Sanremo mund të jetë harlisur krijimi artistik gjer në një revolucion të ri seksual dhe për këtë do të diskutohet me javë dhe dekada. Që një ngjarje e madhe, madje tradicionale mund të shfrytëzohej për të “instaluar” një platformë lirie të shprehjes së seksualitetit, homoseksualitetit, identitetit fluid, zgjedhjeve personale edhe kjo mund të hyjë me ca vështirësi tek thjesht “provokimi” sipas disave. Mirëpo që kjo detyrë t’i besohet një çifti, që pasurohen çdo minutë me klikimet nga vëmendja, që tërheqin si influencues: ajo si sipërmarrëse dixhitale që reklamon veshje, aksesorë dhe produkte kozmetike dhe ai si repist dhe bashkëshorti i saj, të dy bashkë me jetën personale e familjare shfaqur pa ndalesë në rrjet kjo krijon dy probleme. •Sanremo shndërohet në forum për çështjet e seksualitetit, ku kënga u bën sfond dhe humbet protagonizmin. •Shoqëria shpërqendrohet në debatin që prodhon skandali dhe provokimi, ndërsa disa syresh pasurohen me klikimet dhe reklamat, që gjenerojnë prej tyre. Me mision të vetëm paranë. Chiara dhe Fedez shtojnë perandorinë, një brez i tërë çoroditet me idenë se seksualiteti sido të trajtohet shet, të bën të klikueshëm, lexo të pasur. Nuk di mandej nëse kjo është liri, apo llogari. Këtu më bezdisin influencërat që pushtojnë skenat e artit dhe kulturës, aty ku vlon habitati natyral i zhvillimit shoqëror. Sepse për ta perëndi është klikimi, që prodhon parà, për artistin ndikimi, që prodhon zgjim shpirtëror. #sanremo

February 13, 2023

sonilameco1

class="content__text" 😉

February 13, 2023

sonilameco1

class="content__text" E mbani mend Leon? Djalin e 14 ndërhyrjeve në trup, me dhimbjet rraskapitëse në këmbë, me pamundësinë sfilitëse të ecjes? Leon e “vizatuar” nga shenjat e bisturive, që nga sot uroj me shpirt të mbeten tatuazhe betejash të shkuara, si sinjalet e pagabueshme të një historie që duhet mësuar për të njohur pamatshmërinë e kurajos njerëzore. Nisëm me Anxhelën, gruan heroinë që i solli botës Leon e ëmbël, por me vuajtje shpirti e fizike të patregueshme një fushatë për mbledhjen e fondeve, që do të mund t‘i siguronin një ndërhyrje të domosdoshme, një nga ato operacione, që në dashtë Zoti mund ta ngrenë për herë të parë në 14 vjet në këmbë luanin tonë. Kontaktuam Fundjava Ndryshe, Arbër Hajdari na u përgjigj në kohë rekord me sigurimin e konsultave dhe fushatën e mbledhjes së fondeve. Shqiptarë shpirtmirë, megjithëse zhytur hallesh e pamundësish të pamerituara hodhën mjaftueshëm në llogaritë e hapura për Leon, që sot ai nga spitali në Turqi të na nisë këtë foto para operacionit më të rëndësishëm të jetës së tij. Nga Turqia plagosur thellë dëshpërimi për dhjetra mijra jetë të humbura, gjymtuara e lënduara sot vjen një rreze shprese e ngadhnjimit të jetës, së mirës mbi terrin e tmerrshëm të vuajtjes. Ardhsh këmbëmbarë e ndrittë ylli yt në orën më të vështirë Leo! Kurajo Anxhela! Dhe një lutje nga secili në “llogarinë” hyjnore të Leos! Faleminderit kujtdo që me shpirt, financa e fjalë të mirë po ngre në këmbë një adoleshent, që nuk ka provuar kurrë mrekullinë e ecjes me këmbët e veta, që ka luftuar dhimbjet, dëshpërimin, vuajtjet dhe fatin e trishtë me kurajon e një heroi mitologjik për të na shkundur në ditët më të këqija me bindjen se njeriu nuk ka krijuar dot material më të qendrueshëm se shpirti. Dhe ai të mban gjallë shpresën edhe në orën më të mugët të jetës. Forca Leo, heroi i vërtetë i betejave të vërteta, personazhi i vërtetë maturuar dhimbjesh e vuajtjesh! Zgjoje ndërgjegjen tonë nga nanurisja prej “heronjve” të sajuar, dramave të stisura, ankesave fodulle, abuzimeve pa reagim, fitoreve pa mund e famës së padjersitur! E të mendosh se me 40,000 euro kjo gjë mund të kish ndodhur vite më parë. Vlerë qesharake për të babëziturit e pushteteve. Forca Leo!🤍😇

February 13, 2023

sonilameco1

class="content__text" “Nuk keni parë gjë akoma”, qe kjo përgjigja e Kryeministrit Rama pas publikimit të të dhënave për mënyrën e përdorimit të aplikacionit “Akt1vist”. Në nëntor 2022, gazetari i Syri Tv Bled Marku do të provonte të regjistrohej në platformën që mëton promovim nismash qytetare nga një anëtarësi vullnetare anëtarësh, ose jo të PS-së. Brenda pak orëve bllokohet, duke mos iu lejuar aksesi. Aplikacioni po shërbente për dy qëllime: monitorimin e sjelljes dhe reagimeve online të anëtarëve të tij dhe dominimin e hapësirës virtuale nga propaganda, duke bërë, që algoritmi të zhdukë lajmet dhe opinionet opozitare të pushtetit. Por me kalimin e kohës dëshmitë e punonjësve të administratës se kërcënohen me vendet e punës nëse nuk bëjnë ”share”, “likes” e komente në postimet e zyrtarëve të lartë të pushtetit, si dhe aksesi i krijuesve dhe administratorëve të aplikacionit në fotot, të dhënat, vendndodhjen e përdoruesit sollën disa shkelje të rënda në vëmendjen e publikut. Nga kërcënimi i të dhënave personale tek shantazhimi i administratës publike për qëllime politike dhe elektorale. Genti Progni, ekspert IT që denoncoi shkeljet e aplikacionit, u rikthye në Task Force t’i përgjigjet çdo dyshimi, spekulimi dhe skepticizmi duke lidhur këtë përpjekje me atë të patronazhistëve. A po kërcënohen zgjedhjer e 14 Majit? A po përdor qeverisja frikësimin dhe kontrollin e fortë mbi rrjetet sociale dhe mediat për të vijuar edhe pas shumë skandalesh të saj? Me Gent Progni, Rezearta Caushaj, Brisida Shehaj, Hysni Gurra, Bled Marku në Task Force. Programi i plotë në linkun në bio

February 13, 2023

sonilameco1

class="content__text"

February 13, 2023

sonilameco1

class="content__text" Ekskluzivisht në Task Force Eksperti i IT-së Genti Progni zbulon 70,000 emrat e shkarkuesve e përdoruesve të aplikacionit “Akt1vist”, që synon përhapjen e propagandës së pushtetit duke kontrolluar aktivitetin e tyre online, duke aksesuar materiale në celularët e tyre dhe duke i detyruar të bëjnë “share”, “like” dhe komentojnë çdo aktivitet qeverie. Po ashtu Progni zbulon koston e krijimit të aplikacionit, krijuesit dhe financuesit, një qark i mbyllur që të çon në kupolën e pushtetit. Punonjës administrate, gjyqtarë, prokurorë, pjesëtarë të KLGJ-së, SPAK-ut, Drejtorive Policore, zyrtarë, mësues, mjekë, infermierë, gazetarë të mediave të mëdha, të gjithë në funksion të përhapjes së propagandës. Së bashku me Genti Prognin, Besmir Semanajn, Redon Meksin dhe Genc Burimin u analizua siguria kombëtare në duart e pushtetit, në prag të zgjedhjeve. Dyshimet edhe mbi hacker-at e vërtetë pas vjedhjes së të dhënave, punën e AKSHI-t dhe kontrolluesit e vërtetë të publikimit të të dhënave: çfarë faktesh kanë në duar ekspertët e IT-së për të ngritur hipotezat dhe akuzat e tyre? Nga siguria kibernetike, tek hijet e dyshimit në SHISH, nga Akt1visti tek kontrolli i plotë i qytetarëve, cili eshtë “Vëllai i madh”, që po rrezikon sigurinë e shqiptarëve, zgjedhjet dhe demokracinë? Programi i plotë në linkun në bio

February 13, 2023

sonilameco1

class="content__text" Në pak ditë, artikujt e gjatë të New York Times dhe CNN, me disa autorë, një pjesë fitues të çmimit Pulitzer në gazatari dhe intervista ekskluzive për Euronews Albania e ish të dashurës së McGonigal kanë krijuar një ide më të qartë për marrëdhëniet mes kryeministrit shqiptar dhe ish agjentit të FBI-së. Dosja e korripsionit të dyshuar me Shqipërinë tashmë po merr vëmendje të fortë përtej Atlantikut, duke krijuar një ide mbi atë se si peshojnë specifikisht spiunazhi dhe korruptimi në mega skandalin McGonigal në SHBA. Cilave qëllime të politikanit Rama i ka shërbyer McGonigal? Këtë kanë synuar të zbardhin e kuptojnë këto shkrime dhe dëshmi. Ndërsa disa përgjigje të mangëta mbeten i vetmi reagim i kreut të qeverisë. A do të nisin hetimet edhe në Shqipëri? Në Task Force Dhe një lidhje direkte nga Izmiri me gazetarin Sokol Brahaj për situatën apokaliptike pas tërmetit të fortë në Turqi. Çfarë dimë deri tani? Programi i plotë në linkun në bio Foto nga mjeshtri Feliks Bilani

February 13, 2023

sonilameco1

class="content__text" Të gjitha pyetjet, që kryeministri nuk i pranon në interpelancë, mocion me debat a komision hetimor parlamentar në kuvend, ato që nuk pranon t’i bëhen nga gazetarët në terren, ato që nuk lejon t’i bëhen në studiot televizive ku përzgjedh të dalë njëkohshëm brenda një nate mbi skandalin McGonigal i bëmë sot në Task Force. Në studio, Enri Ceno, Srkretari i Marrëdhënieve me Jashtë të PD-së iu përgjigj pyetjeve mbi foton e tij të vitit 2017 me McGonigal në Tiranë publikuar dje nga disa media në vend. I gatshëm për t’u përballur edhe me drejtësinë. Me zhbërjen e plotë të mekanizmit të kontrollit dhe balancës, duke nxjerrë jashtë loje kuvendin dhe institucionet e pavarura, e duke asgjësuar çdo mjet llogaridhënieje nga ana e pushtetit në Shqipëri, tashmë drejtësia pritet të bëhet e plotë nga përtej Atlantikut. Përpos dy çështjeve në gjykatat amerikane, sonte Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal e duke i hapur rrugën hetimit të mega aferës në Kongresin amerikan. Pse zhbërja e fundme e çdo mekanizmi në sistemin e kontrollit dhe balancës sē pushteteve është lajmi më i keq për shqiptarët? Dhe përse kjo nuk është çështje vetëm e opozitës, por e çdo qytetari që gjendet i pambrojtur karshi pushtetit absolut të Rilindjes? Pse fundi i tranzicionit në vend u zëvendësua me agoninë e pluralizmit? Programi i plotë në linkun në bio Me Erl Muratin, Enri Cenon, Bledian Koken dhe shume informacione mbi temën. Fotot nga mjeshtri Feliks Bilani

February 06, 2023

sonilameco1

class="content__text" Pyetja e fundit, esenca më e rafinuar e ekzistencës në 3 minuta përgjigje: Nuk ka manual për të qenë mamaja a bija e përsosur. Mësojmë udhës prej njëra-tjetrës variantin më të mirë të vetes. Unë e Drini kemi kryeveprën tonë: Amaris Si çdo çift tyren🤍 #ashow #motheranddaughter #realme #thestoryofmylife

October 20, 2022

sonilameco1

class="content__text" Arsyet e opozitarizmit tim lidhen me modelet dhe aktet…jo me individin per se… Tek @adi_krasta

October 20, 2022

Similar accounts

natgeo

284.3m followers

@natgeo
iamcardib

169.3m followers

@iamcardib
ddlovato

157.4m followers

@ddlovato
realmadrid

152.8m followers

@realmadrid
chrisbrownofficial

145.3m followers

@chrisbrownofficial
fcbarcelona

125.6m followers

@fcbarcelona
championsleague

113.4m followers

@championsleague
gal_gadot

109.3m followers

@gal_gadot
sooyaaa__

77.4m followers

@sooyaaa__
premierleague

72.7m followers

@premierleague
theweeknd

71.7m followers

@theweeknd
urvashirautela

70.3m followers

@urvashirautela

Disclaimer

The data provides is not authorized by TikTok. We are not an official partner of TikTok.

Use of materials from the resource is permitted only with a link to our resource.

Copyright © 2024 insiflow.com