@sonilameco1

Sonila Meço

Unknown
class="content__text"
 E mbani mend Leon?
Djalin e 14 ndërhyrjeve në trup, me dhimbjet rraskapitëse në këmbë, me pamundësinë sfilitëse të ecjes? Leon e “vizatuar” nga shenjat e bisturive, që nga sot uroj me shpirt të mbeten tatuazhe betejash të shkuara, si sinjalet e pagabueshme të një historie që duhet mësuar për të njohur pamatshmërinë e kurajos njerëzore.
Nisëm me Anxhelën, gruan heroinë që i solli botës Leon e ëmbël, por me vuajtje shpirti e fizike të patregueshme një fushatë për mbledhjen e fondeve, që do të mund t‘i siguronin një ndërhyrje të domosdoshme, një nga ato operacione, që në dashtë Zoti mund ta ngrenë për herë të parë në 14 vjet në këmbë luanin tonë. Kontaktuam Fundjava Ndryshe, Arbër Hajdari na u përgjigj në kohë rekord me sigurimin e konsultave dhe fushatën e mbledhjes së fondeve.
Shqiptarë shpirtmirë, megjithëse zhytur hallesh e pamundësish të pamerituara hodhën mjaftueshëm në llogaritë e hapura për Leon, që sot ai nga spitali në Turqi të na nisë këtë foto para operacionit më të rëndësishëm të jetës së tij. Nga Turqia plagosur thellë dëshpërimi për dhjetra mijra jetë të humbura, gjymtuara e lënduara sot vjen një rreze shprese e ngadhnjimit të jetës, së mirës mbi terrin e tmerrshëm të vuajtjes.
Ardhsh këmbëmbarë e ndrittë ylli yt në orën më të vështirë Leo! Kurajo Anxhela! Dhe një lutje nga secili në “llogarinë” hyjnore të Leos!
Faleminderit kujtdo që me shpirt, financa e fjalë të mirë po ngre në këmbë një adoleshent, që nuk ka provuar kurrë mrekullinë e ecjes me këmbët e veta, që ka luftuar dhimbjet, dëshpërimin, vuajtjet dhe fatin e trishtë me kurajon e një heroi mitologjik për të na shkundur në ditët më të këqija me bindjen se njeriu nuk ka krijuar dot material më të qendrueshëm se shpirti. Dhe ai të mban gjallë shpresën edhe në orën më të mugët të jetës.
Forca Leo, heroi i vërtetë i betejave të vërteta, personazhi i vërtetë maturuar dhimbjesh e vuajtjesh! Zgjoje ndërgjegjen tonë nga nanurisja prej “heronjve” të sajuar, dramave të stisura, ankesave fodulle, abuzimeve pa reagim, fitoreve pa mund e famës së padjersitur!
E të mendosh se me 40,000 euro kjo gjë mund të kish ndodhur vite më parë. Vlerë qesharake për të babëziturit e pushteteve.
Forca Leo!🤍😇

class="content__text" E mbani mend Leon? Djalin e 14 ndërhyrjeve në trup, me dhimbjet rraskapitëse në këmbë, me pamundësinë sfilitëse të ecjes? Leon e “vizatuar” nga shenjat e bisturive, që nga sot uroj me shpirt të mbeten tatuazhe betejash të shkuara, si sinjalet e pagabueshme të një historie që duhet mësuar për të njohur pamatshmërinë e kurajos njerëzore. Nisëm me Anxhelën, gruan heroinë që i solli botës Leon e ëmbël, por me vuajtje shpirti e fizike të patregueshme një fushatë për mbledhjen e fondeve, që do të mund t‘i siguronin një ndërhyrje të domosdoshme, një nga ato operacione, që në dashtë Zoti mund ta ngrenë për herë të parë në 14 vjet në këmbë luanin tonë. Kontaktuam Fundjava Ndryshe, Arbër Hajdari na u përgjigj në kohë rekord me sigurimin e konsultave dhe fushatën e mbledhjes së fondeve. Shqiptarë shpirtmirë, megjithëse zhytur hallesh e pamundësish të pamerituara hodhën mjaftueshëm në llogaritë e hapura për Leon, që sot ai nga spitali në Turqi të na nisë këtë foto para operacionit më të rëndësishëm të jetës së tij. Nga Turqia plagosur thellë dëshpërimi për dhjetra mijra jetë të humbura, gjymtuara e lënduara sot vjen një rreze shprese e ngadhnjimit të jetës, së mirës mbi terrin e tmerrshëm të vuajtjes. Ardhsh këmbëmbarë e ndrittë ylli yt në orën më të vështirë Leo! Kurajo Anxhela! Dhe një lutje nga secili në “llogarinë” hyjnore të Leos! Faleminderit kujtdo që me shpirt, financa e fjalë të mirë po ngre në këmbë një adoleshent, që nuk ka provuar kurrë mrekullinë e ecjes me këmbët e veta, që ka luftuar dhimbjet, dëshpërimin, vuajtjet dhe fatin e trishtë me kurajon e një heroi mitologjik për të na shkundur në ditët më të këqija me bindjen se njeriu nuk ka krijuar dot material më të qendrueshëm se shpirti. Dhe ai të mban gjallë shpresën edhe në orën më të mugët të jetës. Forca Leo, heroi i vërtetë i betejave të vërteta, personazhi i vërtetë maturuar dhimbjesh e vuajtjesh! Zgjoje ndërgjegjen tonë nga nanurisja prej “heronjve” të sajuar, dramave të stisura, ankesave fodulle, abuzimeve pa reagim, fitoreve pa mund e famës së padjersitur! E të mendosh se me 40,000 euro kjo gjë mund të kish ndodhur vite më parë. Vlerë qesharake për të babëziturit e pushteteve. Forca Leo!🤍😇

February 13, 2023

Disclaimer

The data provides is not authorized by TikTok. We are not an official partner of TikTok.

Use of materials from the resource is permitted only with a link to our resource.

Copyright © 2024 insiflow.com